Pas aksidentit me vdekjen e dy personave në zonën e ‘Xhamllikut’ për shkak të shpejtësisë të ndodhur më 2 Janar, Policia Rrugore ka nisur monitorimin me Radarin e ri të sofistikuar ‘TruCam’ në akset kryesore të Tiranës që konsiderohen si ‘pikat e zeza’ për aksidentet.
Radari i ri ishte parashikuar që të futej në punë gjatë ditëve në vijim por aksidenti i ndodhur dy ditë më parë dhe që u konstatua që shpejtësia ishte shkaku, procedurat u përshpejtuan dhe Policia Rrugore ka nisur përdorimin prej më shumë se një dite. Radari kap çdo mjet që lëviz mbi 40 km në orë, shpejtësi kjo që parashikohet për lëvizjet në rrugët brenda qytetit. Deri ne 20 km në ore mbi shpejtësinë 40 km masa e gjobës shkon nga 2 mije deri në 6 mijë lekë. Mbi 20 km në orë nga 40 km që janë tabelat përveç gjobës hiqet patenta nga 1 deri në 3 muaj.
Monitorimi ka nisur që dje dhe deri sot janë, 28 patenta të pezulluara dhe 45 gjoba të cilat kanë shkelur shpejtësinë. Ky monitorim do të jetë i pandërprerë deri në një vendimmarrje të dytë në rrugët e Tiranës. I njëjti radar dixhital që lexon në kohe reale targën mat shpejtësinë dhe fotografon shoferin do te jete në të gjitha autostradat dhe në rrugët e Tiranes si fillim.