Australia prej disa javësh është pushtuar dhe po vuan nga zjarret masive. Zonat më të prekura janë ato në në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria.
Kushtet pritet të përkeqësohen pasi vetëm të shtunën numri i të vdekurve arriti në 23, kur dy njerëz vdiqën nga flakët në ishullin Kangaroo, 17 të tjerë rezulton të zhdukur teksa dhe është djegur një sipërfaqe pyjore prej 5 milion hektarësh.
Tymi nga zjarret e mëdha në Australi ka shkuar deri në Zelandën e Re, 2 mijë km larg, duke e kthyer qiellin në ngjyrë të verdhë të mjegullt.
Sipas të dhënave meteorologjike, dita e sotme parashikohet të jetë një ditë ferri, duke qenë se temperatura pritet të shkojë në 46 gradë.
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që vendi ndodhet në prag të një krize humanitare, duke qenë se komunitetet e largëta kanë mbetur të shkëputura nga ndihma mjekësore, burimet e ujit janë të kufizuara dhe furnizimet e ushqimit dhe karburantit janë të vështira.
g.kosovari