Prej disa kohësh, Genta Ismajli po shijon romancën me biznesmenin turk. Pasi lidhja e tyre u bë publike, këngëtarja e njohur nuk i ka kursyer fotot me të dashurin në rrjetet sociale.
Madje pas gjesteve të shumta romantike nga ana e biznesmenit, Genta i bën here pas here dedikime mjaft të ëmbla atij.
Këtë fillim viti, Genta po e kalon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Chicago e parë nga lart, teksa pamjen e shijon nga një fluturim me helikopter krah njeriut të zemrës: kaq ka mjaftuar që Ismajli të ndajë disa fjalë në rrjet.
“Çdo histori dashurie është e bukur, por kjo e jona është e preferuara ime”, ka shkruar Genta poshtë fotove të publikuara në “Instagram” që kanë marrë mijëra pëlqime.
Q… ne b…. me turqit,e mjera ti si do te perfudosh.