Zyrtarisht jemi në një vit të brishtë. Njëherë në katër vite, një numër i përpjestuar me numrin 4 quhet vit i brishtë. Ky vit dallohet edhe nga një tregues tjetër mjaft i fortë, duke qenë se muaji shkurt ka 29 ditë, ndryshe nga tre vitet pas rendës, kur ka vetëm 28 ditë.
Por lidhur me këto dy detaje përcaktuese ka disa legjenda urbane të trashëguara në kultura të ndryshme.
Përse shkurti ka më pak ditë se muajt e tjere
Të gjithë muajt në kalendar kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti ka humbur ditët e tij për shkak të egos së perandorit romak, Çezar Augustus. Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Jul Çezarit, shkurti kishte 30 ditë, ndërsa muaji korrik i emërtuar në bazë të emrit të perandorit (July) kishte 31. Por, problemi qëndronte të muaji gusht (August) që në atë periudhë kishte vetëm 29 ditë.
Kështu që, kur Augustus u bë perandor ai i shtoi “muajt të tij”, gushtit, dy ditë më shumë me qëllim për ta barazuar me korrikun (July). Dhe ishte muaji shkurt ai që humbi betejën në këtë “përballje” mes perandorëve.
Përse femrat u propozojnë meshkujve në një “vit të brishtë”?
“Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patrick-u vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt në çdo katër vite. Gjithsesi, kjo nuk është teoria e vetme që lidhet me këtë fakt për “vitin e brishtë”.