Ministri fuqiplotë për gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, dhe njëherazi Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri, si dhe ka deklarua se rindërtimi është sfida e madhe që kemi përpara.
Në përmjet një video mesazh duke uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri, ministri Çuçi shprehet se viti që lamë pas ishte një vit i mbarë për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. “Ne eksportuam këtë vit 20% më shumë produkte produktet bujqësore dhe blegtorale krahasuar me një vit më parë. Për herë të parë shpërndamë përmes programit IPARD grande për financimin në bujqësi e blegtorisë, më një vlerë 40 milionë euro. Mbi 9000 mijë fermerë përfituan ndihmë nga skema kombëtare e mbështetjes”, tha Çuçi.
Gjithashtu, Çuçi iu drejtohet të dëmtuarve nga tërmeti duke i siguruar se ringritja është e sigurt.
“Por, të dashur fermerë dhe sipërmarrës jam i sigurt se kamë mirëkuptimin tuaj që sot t’ju drejtohem, së pari mbi të gjitha motrave dhe vëllezërve tanë të cilët në 26 nëntor u tronditën më së shumti nga tërmeti që goditi rajonin e Durrësit, Tiranës e Lezhës. Ky akt i dhunshëm dhe i pamëshirshëm i natyrës shkaktoi, fatkeqësi, humbjen e 51 jetëve dhe la pas shkatërrimin dhe vuajtje të mëdha. Të gjithë jemi prekur thellë nga kjo ngjarje dhe jetojmë përditë me dhimbjen dhe vuajtjen tuaj. Por sot dua të ndajë me ju besimin e palëkundur se së bashku do t’ja dalim dhe do ta mundim këtë fatkeqësi natyrore. Lajm i mirë është se shkatërrimi dhe rrëzimi i ka hap tashmë rrugë dallimit të një udhëtimi të gjatë, por të sigurt. Ky është udhëtimi që na çon nga gërmadhat dhe dëshpërimi drejt shpresës dhe mundësive të reja. Do jetë një udhëtim i vështirë, por ringritja është e sigurt për Durrësin, Tiranën, Vorën, Shijakun, Kurbinin, Lezhën dhe çdo zonë të prekur”,- tha ai.
Çuçi shpreh mirënjohje për të gjitha ata që kontribuuan për shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrënoja dhe që ndihmuan të dëmtuarit nga tërmeti.
“Në emër të qeverisë më lejoni t’ju siguroj se askush nuk do të ecë i vetëm në këtë rrugëtim. Çdo shqiptarë është sot krah jush. Të dashur bashkëqytetarë. Sot dua të përulem me respekt e t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë qindra punonjësve të kërkimit dhe shpëtimit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, Policisë së Shtetit, personelit të urgjencës, profesionistëve të mjekësisë dhe çdo personi që kontribuoi në mbrojtjen e jetëve, në shpëtimin e bashkëqytetarëve të mbetur në rrënojat e shkaktuara nga tërmetit dhe në trajtimin e të lënduarve. Faleminderit nga zemra këtyre heronjve të vërtetë mes nesh. Dua gjithashtu të falenderoj partnerët tanë të vyer ndërkombëtarë si dhe organizatat jofitimprurëse ndërkombëtare dhe shqiptare për gatishmërinë dhe ndihmën e tyre të pakursyer që prej momentit të parë dhe në çdo hap të përballjes me pasojat e tërmetit”, tha ai.
Çuçi thekson se “rindërtimi i jetëve të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore do jetë sfida kryesore gjatë vitit që po vjen. Por së bashku do t’ia dalim. Do të rindërtojmë banesat e dëmtuara e të shkatërruara e bashkë me rindërtimin, do t’ju kthejmë jetën dhe do t’ju ringjallim shpresën familjeve, komuniteteve dhe qytetarëve për t’i kapërcyer këto sfida e për të ecur përpara dhe më të fortë. Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qoftë ky vit i mbarë për secilin nga ju, për njerëzit tuaj të dashur”.