Nuk ka munguar nje urim dhe prej tij per te gjithe forcen e policise.
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj doli mbreme në sheshin “Skënderbej” për të falenderuar të gjitha forcat e policisë që natën e ndërrimit të viteve e pritën në shërbim të sigurisë së qytetarëve.
Urimi dhe falenderimi i tij shkoi edhe për ekipet mjekësore e të forcave zjarrfikëse.
Ai tha se fatmirësisht ky vit nuk shënoi incidente dhe se nuk pati ‘zhurmë’ duke ju referuar kontrolleve të shumta që policia ka zhvilluar këto ditë festash për të mos lejuar tregtimin e mjeteve pirroteknike, të ndaluara me ligj.
“Besojmë që ky vit është i pritur në mënyrën më dinjitoze të mundshme pa shumë zhurmë më shumë gëzim e lumturi”, tha Lleshaj.