Pasditen e sotme, u regjistrua një konflikt me pasojë plagosjen në Sukth. Mes tyre edhe Rrapo Osmani, administrator i Sukthit.
Policia njofton se ushtroi menjëherë kontrolle në disa banesa dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes.
Grupi hetimor i Durrësit dhe policia shoqëruan autorin që dyshohet se nxiti konfliktin.
Ai është identifikuar me inicialet A.M., 36 vjeç, banues në Sukth. I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.