Incidenti i parë nga mjetet piroteknike është shënuar pak orë para ndërrimit të viteve.
Një djalë 10-vjeçar në Librazhd është plagosur nga shpërthimi i një kapsolle.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr trajtim mjekësor.
Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, por thuhet se ka marrë dëmtime në bark, duar dhe fytyrë.
Sipas Ora News, fëmija i plagosur është djali i drejtorit të OSHEE.
/a.r