Numri i vdekjeve totale si pasojë e aksidenteve të aviacionit në vitin 2019 ishte 293 viktima, sipas të dhënave paraprake, duke e bërë atë vitin e tretë më të sigurt.
Qendra e Vlerësimit të të Dhënave të Përplasjeve të Avionëve (JACDEC) me qendër në Gjermani raportoi se më shumë se gjysma e vdekjeve ndodhi më 10 mars në përplasjen e një avioni të linjës ajrore të Etiopisë, tip “Boeing 737 MAX 8” ku vdiqën 157 persona.
Kjo ishte përplasja e dytë vdekjeprurëse e një avioni “737 MAX” në më pak se gjashtë muaj, gjë që çoi në ndalimin e operacioneve mbarëbotërore të tij.
JACDEC deklaroi se katastrofa që ndodhi në muajin mars ishte diçka e rrallë dhe theksoi se në vitin 2019 vdiqën 48% persona më pak krahasuar me një vit më parë, kur humbën jetën 559 persona.
/a.r