Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama në konferencën e fundvitit.
Thaçi u shpreh se e vlerëson krymenistrin Rama, por kërkon që Serbia të trajtohet me një tjetër gjuhë.
“Ne jemi vëllezër, nuk do të mund të tradhtoj as interesat e Shqipërisë, as për Kosovën sepse të dy shtetet tona funksionojnë si shtete normale, me kushtetuta dhe shtete moderne.
Vlerësoj kontributin e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është miku im i zgjedhur, vlerësoj angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, por, në të njëjtën kohë vlerësoj që Serbia duhet të trajtohet me një tjetër gjuhë, në fakt iniciativa të cilat kanë ndodhur kjo është pozicioni si shtet, duke mos e trajtuar Kosovën si shtet të pavarur i ofrojnë alibi Serbisë për shtyrjen e njohjes”, u shpreh Hashim Thaçi.
/a.r