Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje, duke i uruar të gjithë për një vit të suksesshëm në vitin që po hyjmë.
“Po mbyllet edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi”, është shprehur Haradinaj.
Edhe për mua, ka theksuar ai, “nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovë, ishin test për ne dhe për demokracinë që e kaluam me sukses”.
“Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm, se jo vetëm që në Kosovë prodhohet energji, por çmimi i energjisë është i lirë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka përmendur si suksese energjinë, Ligjin për Trepçën, Ligjin e Punës duke thënë se Kosova është më e fortë në siguri.
/a.r