Autoritetet lëshuan alarmin “portokalli” në Stamboll pas stuhive dhe erërave të forta që përfshinë të hënën qytetin më të populluar të Turqisë.
Erërat që arritën shpejtësi 40 dhe 65 kilometra në orë rrëzuan pemët në tokë por fatmirësisht nuk janë raportuar viktima.
Dhe ky është momenti kur një pemë u rrëzua në rrugë në momentin që aty po ecnin tre kalimtarë. Asnjë prej tyre nuk u lëndua ndërsa u dëmtuan dy makina.
Momenti u kap nga kamerat e sigurisë, ku kalimtarët shpëtuan për një fije peri. Video tregon momentin kur ata u larguan të tmerruar për ti shpëtuar goditjes së degëve të pemës.
/a.r