Mbi 300 të dënuar që vuajnë dënimin në burgun e Fierit kërkojnë falje. Me anë të një letre dërguar kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi ata luten për një amnisti të përgjithshme.
Në letrën e firmosur nga mbi 300 të dënuar, ata shkruajnë se ndihen të diskriminuar nga drafti i amnistisë për gratë.
“Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tyre ku përmendet edhe tërmeti i 26 nëntorit që tronditi shqiptarët. (BW)