Skadon më 31 dhjetor ultimatumi që Peniani i ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sa i përket bllokimit të negociatave për programin bërthamor të Koresë së Veriut. Kim Jong Un ka urdhëruar ushtarët dhe diplomatët që të jenë në gadishmëri.
Lideri koreano-verior Kim Jong Un i ka kërkuar ushtarëve dhe diplomatëve të tij që të përgatisin masa offensive, të pa specifikuar për të mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e vendit. Lajmi u raportua nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut.
Kim një ditë më parë mblodhi zyrtarët më të lartë të vendit në prag të skadimit të ultimatumit, në 31 dhjetor, që Peniani i ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të modifikojnë qasjen ndaj negociatave të bllokuara për sa i përket programit bërthamor.
Mbledhja e komitetit qendror të partisë, është ndjekur nga afër me shqetësimin se Kim mund të ndërpresë negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të marrë një qasje më konfliktuale, duke rifilluar testet e raketave dhe ato bërthamore. Kim pohoi se vendi i tij do të ndërmarrë një rrugë të re nëse Ëashingtoni do të vazhdojë me sanksione dhe presione. /e.s/