Në “Air Albania Stadium” deri tani janë zhvilluar dy sfida zyrtare, ndeshja e kombëtares me Francën dhe derbi mes Partizanit e Tiranës. Megjithatë në 10 janar pritet të luhet një sfidë edhe më e rëndësishme.
Dueli mes legjendave të futbollit shqiptarë përballë atyre turq, grekë dhe italianë pritet të afrojë një stadium tifozë të shumtë dhe të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë të gjitha në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Presidenti i sindikatës së futbollistëve profesionist, Andi Lila ka treguar emrat e “Gold Team Italia”, të cilë do të jenë pjesëmarrës të veçantë në sfidë, dhe detaje të tjera rreth eventit të 10 janarit.
“Do të jetë një event madhështor. Ne fillim ka një moment show ku pritet të këndojë MC Kresha dhe emra të tjerë të muzikës, ndërsa sa i përket legjendave shqiptare nuk do mungojnë Igli Tare, Lorik Cana, Ervin Bulku, Ervin Skela e të tjerë. Padyshim do ketë dhe futbollistë që kanë luajtur për kombëtaren e Maqedonisë. Ky do të jetë një event gjithë peërfshirës sepse ky është qëllimi kryesor. Ne duam të bëjmë pjesën tonë me të ardhurat që do i shkojnë në ndihmë familjeve më në nevojë”, shprehet Andi Lila. /tch/