Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka takuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Takimi mes ambasadorit dhe kreut të VV është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.
Ata kanë biseduar për krijimin e Qeverisë dhe Kurti ka qenë në takim edhe me zyrtarë të lartë të partisë së tij.
Kosnett më herët u takua edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun. Ambasadat në Kosovë, që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme të krijohen sa më shpejt institucionet në vend.
Kërkesa të tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosoëvs, në javën që lamë pas. E ndërsa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK dhe LVV nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti.
Pas këtyre takimeve nuk ka pasur prononcim për media.
g.kosovari