Shqipëria dhe Bjellorusia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave. Marrëveshja mes dy vendeve është firmosur më datë 27 dhjetor të këtij viti.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Rusi e cila njofton për heqjen e ndërsjellë të vizave midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bjellorusisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të përfundojnë procedurat e ratifikimit nga Parlamentet e të dy vendeve. /e.s/