Ajo është një liste në A të Hollywood, e cila pa dyshim ka zgjedhësit e saj në mbarë botën, por aktorja Sharon Stone ka thënë se i është bllokuar aplikacioni i takimeve Bumble.
Platforma në internet tha se kishte pasur raportime se profili i aktores në aplikacionin ku gjenden partnerë ishte i rremë.
Aktorja 61-vjeçarja me anë të një postimi në Twitter tha se ishte ajo vetë dhe iu lut kompaninë që të rivendoste llogarinë e saj përsëri.
“Hej Bumble, a jam unë një përjashtim?”, shkroi ylli i Hollywood.
Bumble reagoi se ‘Ju jeni bllokuar. Ne jemi të përkushtuar ta mbajmë Bumble të sigurt, që do të thotë se duhet të zbatojmë disa rregulla kur shkelen vlerat tona.
‘Llogaria juaj është bllokuar sepse kemi marrë disa raporte në lidhje me profilin tuaj të rremë.’
Ndërsa Daily Mail ka kontaktuar një zëdhënës të Bumble dhe tha se e kanë zhbllokuar llogarinë e Stone në mënyrë që ajo të mund të kthehet në Bumbling.
Në aplikacion regjistrohen njerëzit që kërkojnë romanca të reja bazuar në vendndodhjen e personit.
“Na beso, ne patjetër të duam ty në aplikacion,”- tha drejtori editorial i Bumble, Clare O’Connor.
Sharon Stone mori famë në vitet 1980 dhe 1990, duke u shfaqur në filmat hit si Total Recall, The Mighty dhe Casino si dhe Basic Instinct.
Aktorja është martuar dy herë, fillimisht me producentin Michael Greenburg dhe më pas me gazetarin Phil Bronstein, me të cilin u nda në 2004.
Stone tha në vitin 2014 pas ndarjes së ishte e hapur për takime dhe lidhje të reja.
E ftuar në Late Late Show vitin e kaluar u shpreh se ishte në kërkim të një burri.
“Më pëlqejnë burrat e gjatë,”– tha ajo.
Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose ndonjë tjetër.
Përdoruesit mund të filtrojnë me që duan të takojnë duke u nisur nga gjini, mosha dhe distanca.
Nëse pëlqehen me njëri-tjetrin mund të fillojnë të komunikojnë dhe të lidhen.
Por Bumble është e ndryshme nga aplikacionet e tjera të takimit pasi këtu është gruaja që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.
g.kosovari