Ekipi anglez i Liverpool mbylli një vit magjik me fitore të shumta dhe thyerje rekordesh.
Ekipi anglez i drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp gjatë 2019-tës ka bërë të vetën Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve, ndërsa është ende i pamposhtur në kampionat për këtë sezon. Dje Liverpuli fitoi 1-0 ndaj Ëolves, ndërsa tek tre pikët u rikthye edhe Manchester City. Pikërisht City i dha zhgënjimin e vetëm të sezonit Liverpoolit duke fituar vitin e shkuar Premier League.
Megjithatë 55 pikë në 19 ndeshje dhe një diferencë prej 13 pikësh nga vendi i dytë, ndërsa nga 19 takime 18 janë fitore, janë shifra të rëndësishme këtë sezon për Liverpool në kampionatin anglez.
Por 2019-ta për Liverpoolin ka qenë për t’u vënë në kornizë edhe për ndeshjet e luajtura në Premier League. Gjatë këtij viti skuadra nga “Anfield” ka grumbulluar 98 pikë si fryt i 31 fitoreve,5 barazimeve dhe vetëm një humbjeje në 37 ndeshje të luajtura.
“Jam shumë krenar për atë që futbollistët kanë bërë gjatë këtij viti. Na duhet të luftojmë me gjithçka kemi pasi jemi në gjysmën e sezonit” ka thënë tekniku Klop në mbyllje të vitit.
Në ndeshjet e javës së 20-të është rikthyer tek fitorja Manchester City. Jo pa vështirësi skuadra e Pep Guardiolës mposhti 2-0 në shtëpi Sheffield United. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Kun Aguero e De Bruyne. City vijon të mbetet në vend të tretë.
/a.r