Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke cituar fjalët e Bibilës, në rubrikën që vetë Rama e ka cilësuar si ‘Fjalët e Shenjta’.
“Zoti premton të nxjerrë diçka të mirë nga furtuna shkatërruese që sjell në jetën tuaj”, thuhet në shprehjen e publikuar nga Rama.
Prej disa kohësh kryeministri e ka kthyer në një rutinë publikimin e fjalëve të shenjta, ku shpesh herë nëpërmjet tyre ka bërë thirrje që njerëzit të kontribuojnë për të prekurit nga tërmeti.
/a.r