Djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa është kërcënuar mbrëmjen e sotme me vdekje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Besnik Mustafa ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në adresë të tij në Facebook, ka ardhur një kërcënim nga një profil interneti fallco.
Ndërsa, në mesazhin që Besnik Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës, ndërsa profili i rremë ka vazhduar me fyerje të rënda ndaj tij duke i thënë madje se do ta djegë për së gjalli.
/a.r