Mrekulli Krishtlindjeje! Një burrë gjeti poshtë një peme, një çantë plotë me dhurata dhe brenda së cilës kishte 16 mijë euro.
Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 24 dhjetorit në vigjilje të Krishtlindjes, pak para mesnatës.
Fatlumi, një burrë 51-vjeç, mund ta mbante për vete shumën e majmë, por vendosi që të bëjë një vepër të mirë. Ai telefonoi menjëherë policinë dhe e ktheu sapo u gjet pronari.
Ngjarja në fjalë vjen nga Gjermania, nga qyteti perëndimor i Krefeld. Ishte një surprizë e vërtetë për Krishtlindje për një burrë 63 vjeç, të cilit iu kthye mbrapsht çanta që kishte harruar poshtë pemës, bashkë me paratë brenda.
Ndërsa 51-vjeçari që gjeti çantën, siç shpjegoi policia e Krefeld në Facebook, refuzoi që të merrte shpërblim, shkruan noa.al.
“Ka vërtetë njerëz që bëjnë gjëra të mira”, deklaroi policia. Në Gjermani, kushdo që kthen një objekt të gjetur, mund të marrë një shpërblim bazuar në vlerën e objektit dhe në këtë rast, burri mund të merrte 500 euro, të cilat i refuzoi.
Ai tha se ndihej mirë që kishte bërë të lumtur një person dhe kaq i mjaftonte.
/a.r