Këngëtarja Arilena Ara, duket se është në periudhën më të favorshme të saj, me një karrierë në majë dhe e plotësuar sa i takon jetës sentimentale.
Siç përflitet prej kohësh në mediat rozë, Arilena është lidhur me menaxherin e saj Popi Kola.
Ata shihen bashkë kudo dhe mbrëmjen e kësaj të diele, ka qenë këngëtarja ajo që ka publikuar një fotografi me Përparim Kolën, siç është dhe emri i vërtetë i Popit.
Ata shihen të dy në palestër dhe mjaft në formë.
Prej ditësh Arilena dhe Popi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe palestra e frekuentuar prej tyre ndodhet pikërisht në Hollywood.