Duke prezantuar librin e tij “Psikologji shqiptare”, Ylli Pango pohoi se problemi i sotëm në shoqëri është fama fiktve.
I ftuar në studion e emisionit “Java në RTSH”, Pango shtoi se njerëzit luftojnë për famën me çdo çmim, aq sa sot kemi shembuj ku fama është arritur pa ndonjë sukses konkret.
“Njeriu përpiqet të arrijë një sukses duke ndjekur një model. Ne sot vejmë re se ka plot raste kur individë të caktuar përfaqësojnë një famë fitkive. Duhet thënë se fama sipërfaqësore është më e lehta për t’u arritur. Por “zhurmat” gëzojnë vetëm vëmendjen momentale.” – tha psikologu i njohur.
Pango u ndal edhe te debati për festivalin dhe performancat e këngëtarëve të këtij viti. Duke iu referuar si shembull, ai tha se hierarkia e vlerave nuk është më e qartë si dukur në botën e artit.
“Debati pas festivalit kaloi deri në ekstrem. Sot, shumë këngëtarë dalin dhe harrohen, pikvrisht pvr shkak të këtij sistemi që është krijuar” – tha pango në studion e emisionit “Java në RTSH”.