Kryeminsitri Edi Rama ka folur para grave të burgosura për amnistinë. Ai tha se për ato që nuk do përfitojnë lirinë do të krijohen kushte për të përfunduar sa më lehtë dënimin.
Sakaq, ai ka vlerësuar edhe punimet artistike të realizuara nga të dënuarat në burgun e grave. Mes tyre ai ka spikatur njërën prej pikturave të realizuar nga një e burgosur, duke u shprehur se do ta blejë.
“Gjëja e parë që do doja të bëjë është që në momentin që do më shitet një pikturë e imja, me atë që do marr, do blej atë pikturën atje. Jo për bamirësi. Por ajo është një pikturë që nëse do të stampohej në një libër të ndonjë pikturi të njohur do të duhet vetëm të jesh shumë specialist për të kuptuar që nuk është një nga pikturat moderne të fillimit të shekullit XX”, u shpreh kryeministri Rama. /e.s/