Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, pasi kishte tentuar që t’u marrë flamurin një kolone dasmorësh.
Ngjarja ka ndodhur në Graçanicë. Pas arrestimit, bëhet e ditur se serbi është dërguar në komisariat.
“Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi ka tentuar tu marrë flamurin një kolone dasmorësh. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne komisariat”, thuhet në njoftimin e policisë. /e.s/