Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas dënimit për shpifje të ish-kryeministrit Sali Berisha, pikërisht pas padisë që kreu i qeverisë kishte bërë ndaj tij.
Mëngjesin e sotëm, Rama e ka nisur me një citat nga Profeti Muhamed: ‘Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla”.
Gjykata e Tiranës vendosi dje të dënojë për përhapje lajmesh të rreme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale.
Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin ku shprehej se: BE nuk pranon Shqipërinë në familjen e saj, për shkak se Rama përkrah trafikantët e drogës. /e.s/