Pas kërcënimit të drejtorit të Burgjeve Agim Ismaili, edhe dy drejtues te tjerë në këtë dikaster janë marrë ne ruajtje pas kërcënimeve për jetën. Kjo është pranuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ka deklaruar se regjimi “41 Biss” do të ofrojë mbrojtje për drejtorët e burgjeve nga kërcënimet nga të dënuarit.
Ata do të ruhen nga Policia e Shtetit dhe struktura e posaçme që është përcaktuar për t’u ngritur nga ligji.
Gjithashtu Ministrja ka pranuar se nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ardhur shumë kërkesa për të dënuar, për të cilët kërkohet të futen në sistemin “41 Biss” por ende nuk është marrë asnjë vendim.
Pas marrëveshjen me Italinë për kthimin e shqiptarëve të dënuar në Itali, bëhet e ditur se janë rreth 190 persona që kanë bërë kërkesë për të vuajtur dënimin në burgjet tona. Ky numër kaq i lartë është e pamundur të përballohet nga burgjet shqiptare. /e.s/