Nga ARTUR AJAZI
I ftuar në një portal televiziv, kreu në detyrë i shtetit Ilir Meta, ka folur “ashpër” lidhur me situatën politike, dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë nga arkivat e tij folklorikë edhe fjalë të tilla si “vagabondë, batak”. Sinqerisht nuk mund ta besoj se Ilir Meta është kryetar shtetit, sinqerisht nuk mund ta kuptoj se si Ilir Meta qëndron akoma në zyrën e tij në Presidencë, kur ka kaq shumë mllefe, inate, kaq shumë vrer të mbledhur prej kohësh ndoshta për një pjesë të klasës politike, dhe arrin deri atje sa ti quajë “vagabondë” që flasin në emër të popullit. Si mund të qëndrojë një kryetar shtetit mes “vagabondëve dhe batakut”, si nuk distancohet, dhe hapi i duhur është largimi, dhe jo lufta verbale dhe sulmet nga frëngji “kullash” dhe portalesh televizive.
Një kryetar shteti që flet me fjalor bajat dhe banal, që ka 1 viti e ca, që merret me qeverisjen, kryeministrin Rama, me Parlamentin, që merret me deputetët dhe prokurorët, një kryetar shtetit që nuk lë rast pa dalë tek dera e Presidencës dhe pa dalë para kamerave për të shpotuar ministrat, kryeministrin, dhe së fundi del dhe kërkon “referendum” për ti mbyllur “gojën vagabondëve”. Por ata “vagabondë” zoti Meta, janë votuar nga shumica e shqiptarëve, aq sa ti, PD dhe LSI, kurrë nuk do të mund të votoheni ndonjëherë. Ata “vagabondë” zoti Meta, kanë qenë dikur partnerët e tu politikë, kanë qenë bashkëqeverisës me ju, dhe sot janë të nderuar dhe të votuar , në ballë të punëve dhe procesit të reformimit të jetës politike dhe sociale të vendit.
Nuk mund ta besoj, që kryetari shtetit nxjerr nga goja, dhe u drejtohet kundërshtarëve të tij politikë (në fakt ai duhet të qëndrojë mbi palët) me fjalorin e portaleve televizive, duke i quajtur “vagabondë, batak” dhe shprehje të tjera, që realisht e ulin dhe shvlerësojnë shumë emrin dhe figurën e tij. Por ajo që bie në sy, dhe është e lehtë ta konstatosh është fakti se Ilir Meta, nuk lë rast pa hedhur baltë, pa sulmuar, pa ofenduar, dhe pa tentuar të diskreditojë sipas tij, qeverisjen, deputetët, kryeministrin, duke marrë në mbrojtje opozitaristët e vjetër dhe politikën e rrugës. Një kryetar shteti ka detyrimin të jetë mbi palët politike, ka detyrimin të jetë asnjëanës dhe ekuilibrues në situata të ndera, dhe jo të pozicionohet hapur “pro” njërës pale.
Një kryetar shteti , nuk bën opozitaristin, dhe nuk merr hapur rolin e opozitaristit, duke shkelur çdo normë kushtetuese. Një kryetar shteti, nuk bën lojëra me datën e zgjedhjeve, nuk bën thirrje për të zbatuar dekrete që bien ndesh me Kushtetutën, dhe nuk i shpall luftë të hapur qeverisjes për “hatër të Doktorit dhe Monikës”. Një kryetar shteti nuk jep mesazhe që nxisin largimin por bashkimin, nuk flet në media për “vagabondë dhe batak” por duhet të përmbahet, “me qetësi dhe dashuri” të kuptojë se është akoma në Presidencë, dhe jo në zyrën e Doktorit dhe kryetarit të LSI.
Turp per nje president turp