Prokuroria ka vendosur të pushojë çështjen për kallëzimin e PD ndaj ish-kryeprokurores, Arta Marku.
Vendimi do të shqyrtohet sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia
Pak muaj më parë ppozita padit kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij.
Në kallëzim thuhet se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të prokurorisë”.
Po ashtu opozita i cilëson lëvizjet e paligjshme të prokurorëve të urdhëruara politikisht.
Si arsyetim për padinë, opozita thotë se kryeprokurorja ka shpërdoruar detyrën, pasi ajo vendosi të shpërbëjë tërësisht grupin e prokurorëve të çështjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
/a.r