Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi sot se për shkak të një defekti në nënstacionin Tirana 1 ka ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Kasharit.
“Për shkak të një defekti të OST në nënstacionin Tirana 1, janë stakuar 2 fidera në nënstacionin Kashar. Për këtë arsye, ka nisur reduktimi i ngarkesës në rrjetin 20 kV”, njoftoi OSHEE.
Pa energji ka mbetur zona e Kasharit, konkretisht rruga “Demir Nazeri”, Bregu i Lumit, Rruga “Isuf Xhelili”, Drejtoria e Karburanteve, Fushë Mëzez.
/a.r