Festën e Krishtlindjes e kaluan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në praninë e njeri tjetrit dhe po aq të dashuruar sa në fillimet e tyre.
Moderatorja e njohur Julka Gramo bashkë me të shoqin, DJ Andi Islami, duket se pavarësisht viteve, lidhjen me njeri tjetrin vijojnë që ta ruajnë të fortë.
Ka qenë Julka ajo që ka publikuar një fotografi duke u puthur me babanë e dy djemve të saj, bashkë me një dedikim të ndjerë.
“Këtë vit Krishtlindja na gjeti kështu… Jam shumë e lumtur që pas shumë vitesh që nuk je pranë familjes në këtë dite, një pjesëz ta solla unë. Në këtë udhëtim kuptova se sa shumë e vështirë është të jesh larg në festa që janë të thëna të kalohen pranë familjes së vogël e të madhe.
Faleminderit për të gjitha sakrificat që bën për ne Andi. Për sa më përket mua, do ta kesh zemrën time jo vetëm për Krishtlindje”, shkruan Julka, bashkëshorti i së cilës këtë periudhë ndodhet në SHBA.
/a.r