Spitali rajonal i Shkodrës anulon ndërhyrjet kirurgjikale deri më 6 janar 2020. Shkak bëhet mungesa e mjekëve dhe nevoja për mirëmenaxhim të situatës si pasojë e urgjencave që vijnë në ditët festive.
Ora News disponon dokumentin që mban datën 26 dhjetor 2019 dhe është firmosur nga z/drejtori I shërbimeve klinike, Agustin Suma.
Ndërhyrjet do të realizohen me një planifikim të dytë pas javës së parë të Vitit të Ri.
/a.r