Identifikohet trupi i dekompozuar, i cili u gjet dy ditë më parë në grykëderdhjen e Ishmit në Kurbin.
Ai është Adriatik Ismaili 52-vjeç, banues të Laknas të Kamzës. Ai ishte denoncuar i humbur prej 20 ditësh nga familjarët e tyre.
Dyshimet e para janë se ai mund të ketë rënë aksidentalisht në lumë, pasi vuante nga sëmundja e epilepsisë.
/a.r