“Sa i përket reformës në drejtësi, mendoj që periudha tranzitore ka zgjatur më tepër se ç’duhet.”
Ky ishte konstatimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë fjalës që mbajti në takimin e zhvilluar me gazetarët që mbulojnë fushën e drejtësisë në Shqipëri.
Gjithsesi, Gjonaj theksoi se viti 2019-të shënoi dy rezultate të rëndësishme siç ishte ngritja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dhe zgjedhje e Prokurorit të Përgjithshëm.
“Ministria e Drejtësisë ka nisur reforma për të cilat presim rezultate për vitin 2020”, shtoi Gjonaj.
/a.r