Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar takimet e tij në SHBA, ku kësaj here ka patur një bashkëbisedim me Kongresmenin Robert Pittinger, kreun e Task- Forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-konvencionale.
Kongresmeni Pittinger vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe tha se shpreson që herën tjetër, forumi ardhshëm për Inteligjencën dhe Sigurinë të zhvillohet në Tiranë.
Nëse do të kemi mundësi do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ky forum të bëhet në Tiranë. Të shpresojmë që edhe të tjerët do t’i bashkohen kësaj nisme dhe kësaj axhende, por ftesa juaj është shumë e mirëpritur dhe e respektuar”, – tha Pittenger. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit zhvilloi edhe një takim me lideren e demokratëve në Kongres, znj. Nancy Pelosi.
Ecuria e reformave në Shqipëri ka qenë një nga temat qendrore të bisedës së zhvilluar. Ndërkohë që rreziku i terrorizmit dhe krizës së refugjatëve nga Siria ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimin mes z. Ilir Meta dhe shefes së grupit të demokratëve në Kongresin Amerikan. Gjatë bashkebisedimit u prek dhe tema e kontributit të Shqipërisë në kuadër të NAto-s dhe operacionevë paqeruajtëse ku Shqiperia bën pjesë.