Parlamenti i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit është duke zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme, ndonëse pa konstituimin ende të qeverisë.
Kuvendi ka zgjedhur për në postin e Kryetarit të Kuvendi Glauk Konjufca nga rradhët e LVV.
Për Konjufcën votuan 75 pro, 27 kundër dhe 7 deputetë abstenuan.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti propozoi në seancë që kryetar i Kuvendit të jetë deputeti Glauk Konjufca, i cili u zgjodh me shumicë votash.
Deputetët e VV-së dhe LDK-së kanë votuar pro Konjufcës, ndërsa, deputetët e PDK-së janë parë teksa kanë votuar kundër.
g.kosovari