Gjen vdekjen i vetëvrarë në moshën 47-vjeçare Ari Behn, shkrimtar dhe ish-dhëndri i mbretit të Norvegjisë.
Autor i shumë romaneve dhe veprave teatrale, Behn u martua në vitin 2002 me princeshën Martha Louise, për tu divorcuar në vitin 2016, ndërsa kanë bashkë tre fëmijë.
Prej vitesh luftonte kundër depresionit, sëmundje të cilës i dedikoi edhe një libër.
Behn në vitin 2017 akuzoi aktorin Kevin Spacey, duke thënë se në vitin 2007 e kishte prekur poshtë tavolinës në një mënyrë të papërshtatshme, pas një aktiviteti për çmimin Nobel për paqen.
Pak orë para lajmit të vetëvrasjes së Behn, aktori kishte publikuar në rrjetet sociale një video ku ftonte “të vrasësh me xhentilesë” armiqtë.
Në librin e tij të fundit në vitin 2018 me titull “Ferri”, Behn tregonte betejën e tij kundër depresionit.
/a.r