Ende pa mbaruar 2019-a, të gjithë jemi gjithë sy e veshë se ç’do të sjellë viti pasardhës, por para se të sjellim për ju horoskopin vjetor, ju këshillojmë të bëni testin e topave zbukurues dhe të mësoni se ç’ju pret gjatë 2020-s.
Topi i parë: Personat që zgjodhën topin e parë, duhet të përgatiten për një vit të furishëm dhe shumë ndryshe nga ai që po lëmë pas. Me pak fjalë, 2020 do të jetë i pazakontë, madje s’është aspak habi ta gjeni veten të përfshirë në situata që as nuk i kishit imagjinuar më parë.
Topi i dytë: Trëndafila të kuq, mbrëmje romantike nën dritën e hënës ose përballë perëndimit më të bukur që ju kanë zënë sytë etj, kjo është ajo që do t’ju presë në qoftë se zgjodhët topin e dytë. Viti 2020 do të sjellë shumë ndryshime, sidomos në fushën e ndjenjave andaj një dozë e mjaftueshme romantizmi, nuk i prish punë kurrkujt.
Topi i tretë: Sukses, sukses dhe vetëm sukses! Kjo është fjala që do të dëgjojnë më shpesh gjatë 2020-s të gjithë ata që zgjodhën topin e tretë. Bëni mirë të mblidhni energjitë që tani dhe të përcaktonin prioritetet që doni të realizoni në vitin 2020. Do të keni disa bërryla në fillim, por do t’i përballoni dhe tejkaloni sa hap e mbyll sytë.
Topi i katërt: Një vit i mbarë edhe për ata që zgjodhën topin e katërt, i mbushur me ngjarje të këndshme dhe shumë buzëqeshje. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, do të keni pranë njerëzit që ju duan.
Topi i pestë: Mirupafshim zemërim ! Mirupafshim xhelozi dhe surpriza të pakëndshme! Bëhuni gati për vitin më të qetë dhe të paqtë të jetës suaj. Viti i ri do të jetë linear, pa shumë ulje-ngritje dhe mbi të gjitha pa shumë moskokëçarje. Ku ka më mirë se kështu!
Topi i gjashtë: Më në fund lumturia do të trokasë edhe në derën tuaj, kështu që ‘’shfrytëzojeni’’ sa dhe si të mundni, e mbi të gjitha me njerëzit që doni.