Pamjet që shihni në fotografi tregojnë makinën e djegur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, ku u shkrumbua në flakë makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi.
Makina tip ‘Benz ML’ me targë AA 131 IX, u përfshi nga flakët teksa ishte e parkuar pranë drejtorisë së policisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës.
Flakët e shkatërruan në pjesën e përparme mjetin. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës së Kasit.
Ndërkohë policia vijon intensivisht hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa janë sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e bizneseve pranë zonës ku ishte parkuyar më parë makina.
Mësohet se Krenar Kasi, disa vite më parë ka mbajtur detyrën e shefit të sektorit të narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit.
Pas kësaj u emërua shef i policisë në burgun e Peqinit dhe më tej i paraburgimit të Bradasheshit.