Presidentja Atifete Jahjaga i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar këshilltari për çështje ligjore Selim Selimi.
“Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, i ka thënë Selimi.