Besa Kokëdhima njohur ka folur për herë të parë edhe për largimin nga “Kënga Magjike”.
E ftuar në emisionin “Soiree”, këngëtarja tha se u tërhoq për shkak të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit dhe se ishte e ngarkuar me dëshpërim, e për këtë e kishte të pamundur që të këndonte.
“Në disa reflektime mendimesh mendoja që jeta duhet të vazhdojë dhe askush nuk ka thënë të ndryshmen nga kjo. Jeta do vazhdojë pavarësisht mënyrës se si e përjetojmë ne një ngjarje aq të trishtë. Për mua ishte shumë herët në atë moment dhe prandaj u tërhoqa, sepse ishte shumë herët me ndodhinë, por edhe në respekt të njerëzve që humbën njerëzit e tyre. Mendoj se muzika ka nevojë për një atmosferë të caktuar emocionale, ka një kontekst që për mua deri diku në thonjza është luksi emocional. Kështu që kjo përderisa nuk ekzistonte më, ishte e vështirë të gjendesha në skenë”, është shprehur Besa Kokëdhima.
g.kosovari