Analisti Ben Andoni e ka cilësuar daljen publike të kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti si një taktikë shumë e mençur, por edhe tregues që ka “zbritur me këmbë në tokë” në aspektin e politikës.
I ftuar në studion e Report Tv, Andoni ka bërë një analizë të zhvillimit më të fundit në Kosovë, dështimin e negociatave për krijimin e një qeverie të re.
Momenti i parë që përballet me pushtetin, është momenti i tij. Kjo transparencë po i tregon publikut që ka një ndryshim me partitë politike. Dihet vështirësia e diskursit me LDK se janë mjeshtra të politikës. problemi i madh është që Ministria e Brendshme i është lënë LDK, por në momente të fundit janë të gatshëm ta lëshojnë në këmbim të presidentit. Osmani u përdor si mburojë, ka marrë vota sa njerëzit pas saj, ndërkohë që ajo është zhvendosur krejtësisht. Për Osmanin do ishte shumë mirë për karrierën e saj, as të mos pranonte asnjë post në këtë moment. Tek LDK ka struktura që ka probleme me të kaluarën, dhe këtu VV i ka fyer, por i kanë gëlltitur më tutje se duan të qëndrojnë në pushtet. Albini ka dal në realitet, se deri më tani ka qenë në idealizëm dhe e ka parë se me kë po përballet. Zgjedhjet e Kosovës nuk ka pasur të mira, por janë sfumuar se ka pasur një prezencë të madhe të të huajve. Shumë e mençur taktike. Ai do apo nuk do, mban pak nga balta që ka LDK në kurriz, por nuk do i bëj diçka të madhe. Pretendohet që do ndahen ministritë dhe plani i qeverisë së re do të jetë me 12 ministri dhe të zhvendosë atë masë militantësh që kanë futur partitë në pushtet është shumë e vështirë”, tha Andoni në studion e “Repolitix”.
g.kosovari