Në koncertin e fundit, mbrëmë në Oslo, Justin Bieber bëri një sjellje jo të hijshme duke u larguar nga skena, transmeton Telegrafi.
Pasi fansat kanë derdhur një sasi të madhe të ujit në skenë, këngëtari u pengua dhe u tall nga ta kur tentoi të pastronte atë. Kjo nervozoi yllin, i cili u largua nga skena dhe nuk u kthye më.
Për këtë gjest është penduar më pas dhe përmes rrjeteve sociale u ka kërkuar falje duke u shfajësuar me netët e gjata pa gjum që sipas tij po i sjellin lodhje dhe stres.
/Telegrafi/