Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, e ka etiketuar komunitetin e LGBT-së si një “targë makine”. Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” mbrëmjen e së enjtes, Ndocaj tha se si përfaqësues i Partisë Demokristiane e ka të përcaktuar në mënyrë taksative qëndrimin ndaj homoseksualëve.
Pyetjes se gazetarit se a pret një trysni nga komuniteti LGBT për faktin se ai është një deputet demokristian dhe në fokus të kësaj force politike qëndrojnë vlerat e familjes, Ndocaj tha se mbetet i vendosur për të mbrojtur linjën e partisë që përfaqëson.
“Zoti mund të kishte krijuar dy burra apo dy gra, por krijoi burrin dhe gruan ku familja ka peshën kryesore. Partitë demokristiane e kanë taksative që nuk bien dakord për LGBT, paskan emër edhe një targë si targë makine”.
Ndocaj u bë deputeti më i ri i Kuvendit, pjesë e Partisë Demokristiane.
Kreu i kësaj partie, Nard Ndoka, qe shprehur se nuk e përjashtonte mundësinë që edhe në Kuvendin e Shqipërisë të ketë homoseksualë.
Koha Jonë