Ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati ishin dy emrat të cilët u miratuan në Kryesinë e PS ditën e sotme, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.
Gjatë një bisede në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, Spiropali zbuloi edhe objektivat e saj për të drejtuar Tiranës, ku një ndër ta sipas saj është fitorja e zgjedhjeve.
Drejtues në Tiranë ka qenë Tahiri, ka njerëz që mendojnë se partia në Tiranë nuk e mbështeti por e shiti zotin Tahiri?
Unë nuk mendoj që PS shet-blen, tradhton apo mbron raste të tilla. PS ka një marrëdhënie shumë të drejtë me të gjithë ata duhet të përballen me drejtësinë. Tahiri apo Blerina Gjylameti që kanë drejtuar më parë kanë bërë një punë shumë të mirë në krye të PS, është jo vetëm privilegj por edhe përgjegjësi që të drejtojmë një parti kaq të madhe.
Cila është sfida do keni më shumë vota, ky do jetë testi për ju?
Ka disa elementë, rezultati është i pari. Ne do mundohemi që të gjithë elementët më të mirë të PS në Tiranë ti bëjmë bashkë. Ne e kemi shtrirë tani në nivel organizate. Kjo na ka rezultuar që është shumë efektive për të hequr më shumë burime njerëzore.
Ne për ti nxjerrë të gjitha këto gra që kanë kontribuar në PS, tani po institucionalizohet brenda shtyllës së PS që është organizata, na ka rezultuar shumë pozitive. Tani edhe në nivel partie po duam që barazinë gjinore ta kthejmë në një moto.
Cili është objektivi politik i juaji dhe i Bushatit në Tiranë?
Futja në Tiranë por si kontribut i PS në të gjithë Shqipërinë. Synimi është të marrim më shumë vota.
Ju sot u emëruat nga PS, pse në janar do zgjidhen të tjerët?
Ka bashki ku kemi vetëm një kandidaturë, në varësi të territorit. Tirana ka qenë gjithmonë pak e veçantë sepse është drejtuar gjithmonë nga figura politike. Në këtë rast kryesia na besoi mua dhe Bushatit që kemi qënë edhe të deleguarit e qarkut të Tiranës.
Kongresi i 29 shkurtit, cili do të jetë objektivi. Kryeministri përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, pra kongresi do merret me organizimin e partisë?
Ne e kemi nisur organizimin dhe nuk është habi për ne. Në këtë rast ne po përgatitemi për të pasur një PS jo vetëm atë por edhe një parti që evidenton burimet më të mira njerëzore. Po bëjnë një proces filtrimi jo vetëm të gjithë kandidaturave, por edhe një proces model.
Ju thatë ne evidentojmë burimet më të mira njerëzore, por edhe në zgjedhjet ku ishit vetëm pati probleme. Si është e mundur që PS partia më e madhe të mund të lejojë të futen njerëz që…si mund të filtrohen personat që kanë patur histori në të shkuarën. Pjetri nuk është kriminel, por ai ngërc ligjr ju ka futur ju në atë që bashkinë e Shkodrës e drejton Voltana Ademi?
Jemi në pikën ku ne jemi gati të bëjmë zgjedhje. Presim që Presidenti të japë një datë, por dihet që Presidenti është tashmë në një proces hetimor. Sa i përket filtrimit e kemi thënë që jemi të gatshëm të ndryshojmë edhe ligjin, në mënyrë që institucionet ,ligjzbatuese të kenë kohë dhe të bëjnë një skaner ligjor dhe tu thonë partive politike këta janë. Përtej dëshmive të penalitetit ne nuk shkojmë dot në zyrat e Interpolit. Duhet ta dini që vullneti politik i kësaj mazhorance për të luftuar krimin ka qenë i palëkundur dhe e dëshmon i gjithë aktiviteti jonë politik.