Çelo Hoxha do të jetë pasardhësi i Agron Tufës në krye të Institutit për Studimin e krimeve të Komunizmit. Bordi i këtij instituti e zgjodhi Hoxhën me votim të fshehtë në krye të institucionit, pas largimit nga Shqipëria të Agron Tufës.
Kujtojmë se Çelo Hoxha, dikur gazetar, ka qenë gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombëtar Demokrat. Në këtë pozitë, ai është akuzuar dhe arrestuar në vitin 2010 nga drejtësia bashkë me dy persona të tjerë, për falsifikim të dokumentacionit të një kandidati të zgjedhjeve të vitit 2007 për bashkinë e Tiranës. Kandidati quhej Akile Rama dhe garonte kundër Edi Ramës dhe Sokol Olldashit.
Zëri i Amerikës i datës 26 shkurt 2010 shkruan se “Të tre akuzohen nga prokuroria për falsifikim të dokumentave, që u janë drejtuar Komisioneve Zgjedhore. Behet fjalë për regjistrimin si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës te shtetasit, Akile Rama, i cili më pas deklaroi se nuk kishte menduar ndonjëherë të kandidonte.
Sipas prokurorit të çështjes, të pandehurit kanë falsifikuar jo vetëm firmën e të ndjerit Akile Rama por dhe të dy personave të tjerë në rrethin e Fierit. Po ashtu sipas prokuorisë janë kryer manipulime dhe me firmën e deputetit të partisë demokratike, Gëzim Karapici, emri i të cilit figuronte si mbështetës i kandidaturës së të moshuarit”, përfundon VOA.
https://www.zeriamerikes.com/a/a-30-2007-02-26-voa10-85604752/422039.html