Te gjithe jane te dashuruar me lojtarin tone. Dhe, jo vetëm Interi dhe Juventusi! Duket se paraqitjet e shkëlqyera të Marash Kumbullës kanë rënë në sytë e skuadrave të mëdha dhe përtej Italisë.
19-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë, që po konfirmohet dita-ditës si një lider në mbrojtjen e Veronës pavarësisht moshës së re, pëlqehet dhe nga Mançester Junajtid.
Kumbulla, që në këtë sezon ka koleksinuar 10 ndeshje në Serinë A dhe një gol të shënuar, vlerësohet minimalisht 10 milionë euro nga klubi i Veronës, që fërkon duart e kënaqur me paraqitjet e talentit të saj, pasi çmimi i kartonit pritet që të rritet edhe më ne javet ne vazhdim.