Plot 793 milionë lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ose 50% e investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.
Sipas mediave informative, këshilltarët e majtë votuan të vetëm dhe pa kontestime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative.
Nga ana tjetër, nga 2.9 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale. /e.s/