Policia e Shtetit përmes një njoftimi për njofton se ka marrë masa për festat e fundvitit, për të mos lejuar mjetet piroteknike.
Kështu, policia ka marrë masa, duke sekuestruar fishekzjarrë e kapsolle në Tiranë dhe në Vlorë.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë tregtarët e shumicës dhe pakicës, që të respektojnë kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e përbashkët nr. 661 te vitit 2018 te Ministrit te Brendshëm, Ministrit te Mbrojtjes dhe Ministrit te Financave dhe Ekonomisë për të mos tregtuar dhe përdorur kapsollat dhe fishekzjarrët pasi do përballen me ligjin.
Informacioni i policisë:
Sekuestrohen në Tiranë dhe Vlorë, 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë
Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, në bashkëpunim të ngushte me zjarrfikësit, gjatë ditës së sotme kanë ushtruar kontrolle në subjekte “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve” dhe si rezultat:
Janë kontrolluar gjithsej 447 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë sekuestruar 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë janë sekuestruar 40 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.
Për këto raste materialet në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme dhe në një rast, pronari i një dyqani është ndëshkuar me masë administrative nga zjarrfikësit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë tregtarët e shumicës dhe pakicës, që të respektojnë kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e përbashkët nr. 661 te vitit 2018 te Ministrit te Brendshëm, Ministrit te Mbrojtjes dhe Ministrit te Financave dhe Ekonomisë për të mos tregtuar dhe përdorur kapsollat dhe fishekzjarrët pasi do përballen me ligjin.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve, duke u garantuar reagim të shpejtë, të paanshëm dhe anonimat të sigurt.
Bashkë për një ambient më të sigurt! /e.s/